Në selinë e socialistëve nuk ka shqetësim për aferat e korrupsionit, skandalet që pasojnë njëri-tjetrin, keqqeverisjen dhe krimin e bërë bashkë me pushtetin në të gjitha nivelet.
Nga njëri takim në tjetrin ka një tension të brendshëm dhe një pendesë në rritje te vetë Edi Rama dhe oborri i pushtetit të tij.
Pendesë që bënë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të mundësuar votën e diasporës. Arsyeja lidhet vetëm me kontrollin e kësaj vote e jo me aspekte të tjera organizative.
