“Shqipëria s’është hajdute, qeveria po”, Belind Këlliçi sulmon Ramën dhe reagimin e BE: Po normalizohet korrupsioni në vend

Data

Përfaqësuesi i opozitës, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, duke i cilësuar ato si të padrejta ndaj shoqërisë shqiptare.

Në një deklaratë publike, Këlliçi theksoi se nuk mund të fajësohet populli shqiptar për korrupsionin, duke shtuar se përgjegjësia bie mbi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, deklaratat e Kos rrezikojnë të legjitimojnë korrupsionin si një fenomen të pranuar në Shqipëri, duke e kthyer atë në një “normë” të qeverisjes.

“Shqipëria nuk është hajdute, por qeveria po”, u shpreh Këlliçi, duke akuzuar Ramën për mbrojtje politike të aferave korruptive dhe shpërndarje të tenderave sipas interesave të ngushta.

Ai shtoi se qytetarët shqiptarë kanë treguar vazhdimisht se janë kundër korrupsionit dhe kërkojnë integritet në qeverisje, ndërsa sipas tij, deklarata të tilla nga zyrtarë europianë nuk ndihmojnë procesin e integrimit.

Në përfundim, Këlliçi e cilësoi reagimin e komisioneres si “të papranueshëm”, duke kërkuar që institucionet europiane të jenë më të kujdesshme në vlerësimet e tyre ndaj shoqërisë shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related