Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën për ndryshim mase, ish-Presidenti ofron për herë të parë garanci pasurore

Data

Ilir Meta ka depozituar një kërkesë në GJKKO për zbutjen e masës së sigurisë, duke kërkuar lirimin nga qelia kundrejt një garancie pasurore.

Kërkesa e ish-Presidentit po shqyrtohet këtë të martë nga gjyqtari Paulin Çera. Kjo është hera e parë që Meta ofron një garanci pasurore në përpjekje për të dalë nga paraburgimi.

Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza të rënda, përfshirë korrupsion në lidhje me çështjen CEZ-DIA, kontrata lobimi në Shtetet e Bashkuara, si dhe dyshime për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Në momentin e mbërritjes në gjykatë, avokati i tij Kujtim Cakrani u kujtoi mediave se kjo ditë përkon edhe me 57-vjetorin e lindjes së ish-Presidentit.

Vendimi i gjykatës pritet të jetë përcaktues për vijimin e procesit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kërkesa për ndryshimin e masës do të pranohet apo Meta do të vijojë të qëndrojë në paraburgim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related