Berisha paralajmëron përshkallëzim protestash: “Me Ramën nuk ka më paqe dhe stabilitet”

Data

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave në të gjithë vendin, një ditë pas tubimit të opozitës në Tiranë.

Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se në kushtet aktuale të qeverisjes nga Edi Rama “nuk ka më paqe dhe stabilitet”, duke theksuar se aksioni opozitar do të intensifikohet.

Sipas Berishës, protestat do të shtrihen në çdo zonë ku ka pakënaqësi qytetare dhe nuk do të ndalen deri në largimin e qeverisë.

“Beteja jonë do njohë vetëm ngjitje dhe do përfshijë gjithë Shqipërinë. Do jetë e pandërprerë deri në largimin e kësaj qeverie”, deklaroi ai, duke shtuar se opozita do të përballet me atë që e cilësoi si “regjim” përmes një qëndrese të fortë popullore.

Deklaratat vijnë në një klimë të tensionuar politike pas protestës së 22 marsit, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa opozita ka paralajmëruar vijimin e aksionit në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related