Protesta e opozitës e zhvilluar në Tiranë ka marrë jehonë të gjerë ndërkombëtare, duke u pasqyruar edhe nga media turke Anadolu Agency.
Sipas raportimit të saj, mijëra qytetarë marshuan në rrugët e kryeqytetit shqiptar, duke u mbledhur përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, pas thirrjes së Partia Demokratike.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë, duke e lidhur këtë kërkesë me akuzat për korrupsion ndaj mazhorancës. Gjatë tubimit, situata u tensionua, pasi u hodhën molotovë drejt institucioneve dhe automjeteve të policisë.
Në përgjigje, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën, ndërsa shumë rrugë në qytet u bllokuan dhe u vendosën qindra efektivë policie.
Media turke thekson se këto protesta janë pjesë e një vale demonstratash të opozitës në muajt e fundit, të cilat pritet të vijojnë, duke mbajtur të lartë tensionin politik në vend.
