Meta nga qelia: “Asgjë nuk ia ndryshon fundin Ramës”

Data

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas protestës së opozitës të zhvilluar më 22 mars në Tiranë, duke e cilësuar atë si një “ditë triumfi të lirisë”.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Meta shprehet se qytetarët treguan revoltën e tyre ndaj qeverisë dhe i dhanë, sipas tij, një goditje të fortë pushtetit aktual.

Ai akuzoi autoritetet për përdorim dhune ndaj protestuesve dhe e cilësoi kryeministrin Edi Rama si të frikësuar.

“Edi Rama është tashmë thjesht një frikacak i trembur gjer në palcë. Asgjë nuk ia ndryshon dot fundin atij”, deklaroi Meta.

Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë një situatë tensioni politik, ndërsa theksoi se vendimmarrja përfundimtare i takon qytetarëve.

Reagimi i Metës vjen pas një proteste të shoqëruar me përplasje dhe incidente në kryeqytet, ndërsa debati politik në vend mbetet i ashpër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related