Aksident tragjik në Vlorë, humbin jetën dy drejtues mjetesh

Data

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Vlorë–Kotë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën të dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa një pasagjer ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Nga pamjet në vendngjarje, automjetet duken të dëmtuara rëndë, çka tregon për një përplasje me shpejtësi të lartë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related