Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama pas përfundimit të protestës në Tiranë, duke paralajmëruar vazhdimin e aksionit opozitar.
Në një fjalim nga selia e PD-së, Berisha deklaroi se opozita do të vijojë qëndresën dhe se qeveria do të përballet me pasoja politike.
“Edi Rama jep dorëheqjen se do të tërheqim ashtu siç nuk ta pret mendja”, u shpreh ai, duke shtuar se, sipas tij, qeveria po përdor ligje dhe mandate për të mbrojtur korrupsionin.
Berisha theksoi gjithashtu se protestuesit nuk do të ndalen, pavarësisht masave të sigurisë dhe rrethimit nga policia gjatë protestës.
Deklaratat e tij vijnë pas një proteste të shoqëruar me tensione dhe përplasje në disa zona të kryeqytetit, ndërsa opozita paralajmëron mobilizim të mëtejshëm në vijim.
