Situata në protestën e opozitës në Tiranë është përshkallëzuar ndjeshëm, pasi godina e Kryeministrisë është përfshirë nga flakë dhe janë dëgjuar shpërthime fishekzjarrësh.
Sipas raportimeve nga terreni, flakët janë parë në pjesën e jashtme të godinës, ndërsa protestuesit kanë përdorur mjete piroteknike. Në momentin e përshkallëzimit, një pjesë e protestuesve janë larguar me vrap nga zona.
Policia ka shtuar praninë në terren dhe po ndërhyn për të neutralizuar situatën, ndërsa tensionet mbeten të larta në qendër të qytetit.
Ende nuk ka një bilanc zyrtar për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa situata vijon të jetë e paqëndrueshme.
