Në kuadër të protestës kombëtare të organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të mbahet sot në orën 18:00 përpara Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka bërë publike masat për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Autoritetet njoftojnë se do të ketë kufizime të qarkullimit në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.
Rrugët që do të bllokohen:
- Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit:
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (nga Ura deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”)
- Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit:
- Rruga “Ukraina e Lirë”
- Rruga “Papa Gjon Pali II”
- Rruga “Ismail Qemali”
Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë bllokime edhe në akse të tjera rrugore.
Masa shtesë:
- Devijim i trafikut në rrugë alternative
- Prani e shtuar e forcave të policisë
- Monitorim i situatës për të shmangur incidente
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe këshillojnë që të shmangin zonat e bllokuara, si dhe të distancohen nga çdo veprim që mund të cenojë rendin publik.
