Ndahet nga jeta ish-drejtori i FBI-së Robert Mueller

Data

Robert S. Mueller III, ish-drejtori i FBI dhe një nga figurat më të rëndësishme të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga familja e tij, e cila bëri të ditur se ai u nda nga jeta të premten në mbrëmje, duke kërkuar respektimin e privatësisë.

Mueller mori drejtimin e FBI-së në vitin 2001, vetëm pak ditë përpara sulmeve terroriste të 11 Shtatori 2001. Pas këtyre ngjarjeve, ai drejtoi transformimin e agjencisë, duke e orientuar më shumë drejt luftës kundër terrorizmit.

Ai qëndroi në krye të FBI-së për 12 vite, duke u emëruar fillimisht nga George W. Bush dhe duke vazhduar mandatin edhe gjatë presidencës së Barack Obama.

Pas largimit nga FBI në vitin 2013, Mueller u rikthye në qendër të vëmendjes si këshilltar special, duke hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe lidhjet e mundshme me fushatën e Donald Trump.

Raporti i tij përfundimtar në vitin 2019 evidentoi kontakte mes fushatës së Trump dhe Rusisë, por nuk arriti të provonte një komplot kriminal dhe nuk dha një përfundim të qartë për pengimin e drejtësisë.

Mueller njihej për stilin e tij të rezervuar dhe profesional, ndërsa karriera e tij shumëvjeçare në shërbimin publik e vendos atë ndër figurat kyçe të sigurisë dhe drejtësisë në historinë moderne amerikane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related