Ai e di shumë mirë se çfarë do të thotë të luash në Serinë A dhe të jesh gjithmonë gati kur ke mundësinë.
Erjon Bogdani ka karikuar Kristjan Asllanin në prag të ndeshjes me ishskuadrën e tij, Veronën, duke thënë se mesfushori kuqezi është gati dhe ka treguar vlerat e tij gjatë kohës kur trajneri i ka dhënë besim. Golashënuesi më i mirë i historisë së Shqipërisë ka analizuar gjithashtu sfidën dhe disa lojtarë shqiptarë që aktivizohen në Itali.
Shqipëria u eliminua nga Liga e Kombeve duke zbritur në një kategori më poshtë…
Isha në Tiranë për të parë Kombëtaren kundër Ukrainës. Nuk shkoi ashtu siç ne shpresonim, por rritja e skuadrës është shumë pozitive dhe duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë rrugë. Ishte një grup shumë i vështirë.
Çfarë mendon për Asllanin?
Mendoj se është një lojtar i shkëlqyer. Është i ri dhe tani ka momentin për t’u konfirmuar. Sigurisht që vitin e kaluar pati shumë pak minuta, por edhe aq pak sa luajtur ka treguar se është një lojtar i mirë.
Çfarë i këshillon? Në Shqipëri ka nga ata që duan të ndryshojë skuadër…
Për mendimin tim duhet që të qëndrojë edhe këtë sezon tek Interi deri në fundin e sezonit dhe të shohë se sa hapësira mund të ketë. Pastaj për sezonin e ri duhet të vendosë çfarë të bëjë. Vitin tjetër duhet që të luajë sa më shumë të jetë e mundur dhe mbetet për t’u parë vetëm skuadra. Por edhe Interi mund t’i japë më shumë besim. Por për momentin nuk duhet të mendojë aspak për këtë situatë, por thjesht të bëjë sa më mirë në fushë.
Transferta me Veronën mund të jetë shansi i artë për të treguar vlerat?
Sigurisht që po. Unë mendoj se është gati. Edhe sezonin e kaluar ka luajtur shumë mirë në ndeshjet që ka pasur në dispozicion. Atë që duhet të tregonte e ka treguar. Këtë vit, Interi e mbajti sepse ka besim dhe mendon që ta kesh në stol është luks. Kur luan nuk ka diferencë me titullarët.
Në të ardhmen, ndoshta në sezonin e ardhshëm, e sheh të jetë titullar tek Interi?
