Rama mbledh drejtuesit e PS pas riorganizimit

Data

Kryeministri dhe kreu i Partia Socialiste, Edi Rama, ka thirrur për nesër një mbledhje me drejtuesit politikë të partisë, pas ndryshimeve të miratuara në Asamblenë Kombëtare.

Sipas burimeve, takimi do të zhvillohet në selinë e PS duke nisur nga ora 10:00 dhe do të përqendrohet në analizën e procesit zgjedhor brenda strukturave të partisë.

Në fokus pritet të jetë edhe organizimi i mëtejshëm në nivel lokal, pas riorganizimeve të fundit në disa qarqe, si dhe koordinimi i strukturave për hapat e ardhshëm politikë.

Mbledhja vjen në një moment kur PS ka nisur ristrukturimin e brendshëm në funksion të përgatitjeve për sfidat elektorale të ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related