Shteti Bektashi i udhëhequr nga Baba Mondi/ Kalemaj: Mund të jetë edhe “politikë pronash”

Data

Shqipëria do të ketë shumë shpejt një mikro-shtet të ri brenda Tiranës, në stilin e Vatikanit. Bëhet fjalë për Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi, një mikroshtet për bektashinjtë të udhëhequr nga Baba Mondi për të cilin kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për New York Times.

Lidhur me këtë, politologu Ilir Kalemaj në një intervistë për MCN tha se ky “mini-shtet” mund të jetë politikë pronësore për toka. Sipas tij, do të ketë shpronësime dhe ndërtime kullash me godina bektashije brenda, por Kalemaj nuk përjashton as opsionin se kjo deklaratë e Ramës mund të jetë për të tërhequr vëmendjen e shteteve të tjera.

-Kryeministri Rama deklaroi se  dëshiron t’u japë bektashinjve, një ‘mini-shtet’ të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Deklaratën e bëri për New York Times. Çfarë rëndësie ka për Shqipërinë ky plan i kryeministrit e  bërë në këto momente dhe pse pikërisht bektashinjtë sipas jush?

Kalemaj: E para pse pikërisht NYT? Kjo mund të jetë politikë pronësore për toka, ku mund të bëhen kulla me godina bektashije brenda. Mund të jetë ky dimension… dhe mund të jetë dhe dimensioni që Rama duke qenë se veshjet e tij nuk janë më mënyrë për të tërhequr vëmendje përdor këtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related