Sali Berisha uron Fitër Bajramin: Pas 30 ditësh agjërim, lutje për mbarësi për familjet dhe Shqipërinë

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi rëndësinë e kësaj feste që vjen pas 30 ditëve agjërim, sakrifice dhe lutjesh gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Berisha uroi që kjo ditë e shenjtë të sjellë mirësi dhe begati për të gjithë besimtarët, familjet e tyre dhe për gjithë vendin.

“Pas 30 ditë agjërim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët myslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi,” shkroi ai.

Në mesazhin e tij, ai bëri thirrje që lutjet të shndërrohen në mbarësi, duke uruar paqe, harmoni dhe solidaritet për të gjithë shqiptarët në këtë ditë feste.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related