“Pushteti drejtohet nga një qeveri e lidhur me krimin”/ Klevis Balliu shpërthen për rastin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit ku drejtori i burgut të Rrogozhinës dyshohet se ka kultivuar rreth 4000 rrënjë kanabis.

Balliu e cilësoi këtë si një skandal të rëndë, duke e konsideruar një goditje direkte ndaj shtetit ligjor dhe funksionimit të institucioneve në vend. Ai theksoi kontrastin mes këtij rasti dhe arrestimeve të të rinjve për sasi të vogla droge, duke e quajtur situatën të papranueshme.

Sipas tij, kjo ngjarje nuk është e izoluar, por pjesë e një modeli të përsëritur që, sipas opozitës, tregon lidhje të pushtetit me elementë kriminalë.

Në reagimin e tij, Balliu deklaroi se për sa kohë vendi drejtohet nga një qeveri që, sipas tij, është e lidhur me krimin, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe as progres në procesin e integrimit europian.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e opozitës më 22 mars në Tiranë, si një formë reagimi ndaj situatës që ai e cilëson si të degraduar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related