Kërkon lirimin nga burgu/ Ilir Meta i drejtohet sërish GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë

Data

Kreu i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kërkesë të re në GJKKO, ku kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë.

Kërkesa vjen vetëm një ditë pasi gjykata vendosi kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj Metës dhe disa personave të tjerë, përfshirë Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Meta kërkon lirimin nga qelia, ndërsa pritet që Gjykata e Posaçme të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse do të ndryshojë apo jo masën e sigurisë.

Procesi ndaj tij lidhet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa çështja tashmë ka hyrë në fazën e gjykimit në themel.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related