Rritja e çmimit të karburantit godet aviacionin/ Kompanitë ajrore paralajmërojnë shtrenjtim të biletave për shkak të krizës në Lindjen e Mesme

Data

Kompanitë ajrore më të mëdha në Europë kanë paralajmëruar rritje të çmimeve të biletave, si pasojë e kostove në rritje të karburantit, të lidhura me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas drejtuesve të industrisë, bllokimi i cisternave të naftës në rajonin e Gjirit Persik ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të karburantit, duke rritur ndjeshëm shpenzimet operative të linjave ajrore.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, theksoi se kompanitë mund të përballojnë përkohësisht goditjen, por në fund kostot shtesë do të transferohen te pasagjerët.

Në të njëjtën linjë, drejtori i Deutsche Lufthansa, Carsten Spohr, deklaroi se marzhet e fitimit janë shumë të ulëta për të absorbuar rritjen e çmimeve të karburantit. Sipas tij, fitimi mesatar për pasagjer është rreth 10 euro, çka e bën të pamundur mbulimin e kostove shtesë pa rritur çmimet.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse tensionet në rajon vazhdojnë, industria e aviacionit mund të përballet me një valë të re shtrenjtimi, duke ndikuar drejtpërdrejt në udhëtimet ajrore dhe turizmin në muajt në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related