Protesta në Rrjoll vijon prej dy muajsh/ Banorët kundër resortit të Bashkim Ulaj, përplasje me policinë dhe disa të shoqëruar

Data

Banorët e zonës së Rrjoll po vijojnë protestën e tyre prej rreth dy muajsh kundër ndërtimit të një resorti turistik që lidhet me biznesmenin Bashkim Ulaj.

Edhe gjatë ditës së sotme, protestuesit iu drejtuan kantierit të ndërtimit, ku tentuan të depërtonin brenda perimetrit të punimeve, por u ndaluan nga forcat e policisë, çka çoi në përplasje mes palëve.

Banorët pretendojnë se toka ku po ndërtohet është pronë e tyre dhe shprehen të vendosur për të mos lejuar vijimin e projektit. “Është toka jonë, s’lejojmë të na e marrin,” deklarojnë ata, duke theksuar se do ta mbrojnë atë me çdo kusht.

Protestuesit i kanë bërë gjithashtu thirrje Fatmir Shpellzaj që të paraqesë dokumentacionin përkatës, nëse pretendon pronësinë mbi zonën.

Ndërkohë, disa prej banorëve janë shoqëruar në polici pas tensioneve, ndërsa vetë protestuesit pretendojnë se janë përballur edhe me sjellje fyese nga ana e efektivëve.

Situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa banorët paralajmërojnë vijimin e protestave kundër projektit të ndërtimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related