Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në Athinë, ku një fëmijë vetëm 3 vjeç është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte gëlltitur një brisk rroje.
Sipas raportimeve, menjëherë pas mbërritjes në spital pediatrik, mjekët kryen ekzaminimet e nevojshme, përfshirë një grafi, e cila konfirmoi praninë e objektit të rrezikshëm në stomakun e vogëlushit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, ekipi mjekësor arriti të lokalizojë saktësisht briskun dhe të kryejë një operacion për ta hequr atë në mënyrë të sigurt.
Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe pa komplikacione, ndërsa fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Ngjarja rikthen vëmendjen te rëndësia e mbikëqyrjes së vazhdueshme të fëmijëve dhe shmangies së objekteve të rrezikshme në ambientet ku ata qëndrojnë, për të parandaluar incidente të tilla që mund të kenë pasoja serioze.
