Sulm tronditës në Queens, 29-vjeçarja goditet me thikë në mes të rrugës nga një person i maskuar

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Queens në New York, ku një 29-vjeçare është sulmuar me thikë në mes të rrugës nga një person i panjohur.

Sipas policisë së NYPD, viktima, Lizette Ramalles, ishte duke ecur drejt një stacioni autobusi kur u ndoq nga një burrë i maskuar me maskë skijimi.

Autori, pa thënë asnjë fjalë, e sulmoi papritur, duke e goditur disa herë me thikë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes pa marrë asgjë nga viktima.

29-vjeçarja ka pësuar disa plagë të rënda dhe dëmtime fizike, ndërsa ka deklaruar se nuk e njihte sulmuesin dhe se sulmi ishte i paprovokuar.

Në vendngjarje u gjet arma e përdorur, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Ky incident ka ngritur shqetësime për sigurinë në zonë, pasi statistikat tregojnë një rritje të ndjeshme të krimeve të rënda në qytet gjatë vitit të fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related