“Heqja e masave nga BE, sinjal pozitiv për Kosovën”, Spiropali: Sovraniteti u ushtrua me përgjegjësi, integrimi tashmë domosdoshmëri

Data

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv dhe një konfirmim të rrugës së ndjekur nga Prishtina.

Sipas saj, ky vendim tregon se Kosova ka ditur të ushtrojë sovranitetin e saj me maturi dhe përgjegjësi, duke fituar kështu një reagim pozitiv nga partnerët europianë.

Spiropali thekson se ky moment nuk duhet parë vetëm si një arritje, por edhe si një mundësi për hapa të mëtejshëm drejt integrimit europian.

Ajo nënvizon se statusi i vendit kandidat nuk është një “dhuratë”, por një zhvillim i natyrshëm për një shtet që ka qëndruar i përkushtuar ndaj vlerave demokratike, edhe në kushte presioni.

Në mesazhin e saj, Spiropali e konsideron integrimin në Bashkimin Evropian si një domosdoshmëri për rajonin, duke paralajmëruar se pa këtë drejtim Ballkani rrezikon të mbetet i bllokuar në cikle krizash dhe tensioni.

Sipas saj, vetëm përmes integrimit mund të ndërtohen institucione të forta, ekonomi funksionale dhe një rend i bazuar në shtetin e së drejtës

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related