“Çdo pikë gjaku do të ketë një çmim”, lideri i ri iranian paralajmëron hakmarrje pas vrasjes së Ali Larijanit në sulmin izraelit

Data

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, pasi lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka reaguar ashpër pas vrasjes së zyrtarit të lartë iranian Ali Larijani.

Larijani, i cili mbante postin e Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, humbi jetën në një sulm ajror të atribuar Izraelit.

Në një mesazh zyrtar, Khamenei shprehu “pikëllim të thellë”, duke e cilësuar Larijanin si një figurë të rëndësishme të shtetit iranian me kontribute të gjata në nivelet më të larta të vendimmarrjes.

Ai theksoi se vrasja e tij tregon peshën dhe ndikimin që kishte në sistemin iranian, ndërsa paralajmëroi se përgjegjësit do të përballen me pasoja.

“Çdo pikë gjaku do të ketë një çmim”, deklaroi lideri iranian, duke lënë të kuptohet për një kundërpërgjigje të mundshme ndaj sulmit.

Në fund të reagimit, Khamenei u shprehu ngushëllime familjarëve të Larijanit, duke nderuar figurën e tij dhe kontributin në shtetin iranian.

Kjo ngjarje shton më tej tensionet mes Iranit dhe Izraelit, duke rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related