Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në bypass-in e Lushnjë, ku një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u përplas nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, një makinë tip “Benz” ka goditur një person që lëvizte me biçikletë, teksa ai po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Mësohet se 45-vjeçari kishte kaluar barrierën mbrojtëse anësore, ndërsa drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë përplasjen, por nuk ka arritur ta evitojë aksidentin.
Si pasojë e përplasjes, i plagosuri ka pësuar dëmtime të rënda në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po merr trajtim mjekësor.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet e aksidentit.
