Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kryeministri Edi Rama mund të përballet me drejtësinë dhe të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në të ardhmen.
E ftuar në një emision televiziv, Lala u shpreh se sipas vlerësimit të saj, Rama nuk do ta shmangë këtë proces, duke lënë të kuptohet se mund të ketë zhvillime të reja në këtë drejtim.
Komentet e saj vijnë në një moment tensioni politik, pas debatit për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Gazetarja nuk dha detaje konkrete mbi arsyet apo kohën e mundshme të një paraqitjeje të kryeministrit në SPAK, por theksoi se kjo është një mundësi që nuk duhet përjashtuar.
