Aktori Neritan Liçaj nga protesta para Kryeministrisë: Shqipëria është në rrezik, qytetarët duhet të dalin në shesh

Data

Aktori Neritan Liçaj iu bashkua protestës së organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e opozitës, Liçaj u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protesta dhe të reagojnë kundër situatës politike në vend.

Ai u shpreh se shqiptarët duhet të dalin në shesh për të mbrojtur dinjitetin dhe liritë e tyre, duke theksuar se sipas tij vendi ndodhet në një moment të vështirë.

Liçaj iu drejtua edhe qytetarëve që nuk kanë protestuar më parë, duke i ftuar që të marrin pjesë në tubime dhe të shprehin qëndrimin e tyre për zhvillimet në vend.

Protesta para Kryeministrisë u zhvillua në kuadër të aksionit opozitar që po zhvillon Partia Demokratike, e cila ka paralajmëruar vijimin e protestave në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related