Kryeministri Edi Rama është shfaqur i tensionuar gjatë një takimi me deputetë të qarkut të Vlorës dhe përfaqësues të pushtetit lokal.
Në pamjet e publikuara nga takimi, Rama shihet duke folur me tone të larta dhe duke bërë shenja të shumta me duar gjatë një bisede me disa persona të pranishëm, duke lënë të kuptohet se po shprehte pakënaqësi për një çështje të caktuar.
Pas këtij momenti, kryeministri largohet nga vendi i takimit dhe futet në automjetin e tij, duke u larguar nga restoranti ku ishte zhvilluar mbledhja me përfaqësuesit socialistë të qarkut.
Kryeministri kishte qenë gjatë fundjavës në Dhërmi, ndërsa këtë të hënë udhëtoi drejt Vlorës së bashku me ministren Erjona Ismaili për të zhvilluar takime me deputetë dhe drejtues të pushtetit vendor.
