“Shqipëria Bëhet”: Protesta pa flamuj partish, pse Adriatik Lapaj nuk i bashkohet thirrjes së PD-së

Data

Një përfaqësues i lëvizjes politike Shqipëria Bëhet ka shpjeguar pse kjo forcë nuk i bashkohet protestave të thirrura nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Anëtari i kësaj lëvizjeje, Ervis Çela, në një intervistë televizive u shpreh se qëndrimi i tyre është që protestat të zhvillohen pa flamuj dhe pa drejtim nga partitë politike.

Sipas tij, protestat duhet të jenë qytetare dhe jo të drejtuara nga kryetarë partish apo nga struktura politike.

Lëvizja e drejtuar nga Adriatik Lapaj ka bërë thirrje për protesta pa simbolika partiake, duke theksuar se qytetarët mund të bashkohen për çështje të përbashkëta pa pasur nevojë për koalicione politike.

Deklarata vjen në një moment kur opozita, e drejtuar nga Sali Berisha, ka paralajmëruar një protestë më 22 mars, për të cilën lideri i demokratëve u ka bërë thirrje qytetarëve të mobilizohen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related