Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar shpalljen fajtor të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Organi i akuzës kërkon që Bllako të dënohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendore.

SPAK kërkon për Alqi Bllakon dëmin me 5 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Seanca e radhës për çështjen e tij do të mbahet më 7 mars.

Bllako akuzohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryer në dy raste.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related