Milanoviç kundër deklaratave të Vuçiç: Budallallëk të thuhet se Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të sulmojnë Serbinë

Data

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili pretendoi se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova mund të kenë plane për të sulmuar Serbinë.

Gjatë një prononcimi për gazetarët në Zagreb, Milanoviç i cilësoi këto deklarata si të pazakonta dhe të pabazuara.

Ai theksoi se memorandumi për bashkëpunim ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, i nënshkruar nga ministrat përkatës, nuk përbën një aleancë ushtarake.

“E kam shpjeguar edhe më parë se çdo memorandum midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunim në fushën ushtarake nuk është një aleancë ushtarake”, u shpreh presidenti kroat.

Duke komentuar pretendimet e Vuçiçit për një sulm të mundshëm ndaj Serbisë, Milanoviç i quajti ato “budallallëk”.

“Dy ditë më parë ka folur për planin e Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë për të sulmuar Serbinë. Si duhet të sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Mund të më besoni fjalën time, në fund të fundit, unë vendos për këtë. Kjo nuk është mirë ta dëgjosh, përveç faktit se është budallallëk”, tha ai.

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Beogradi po monitoron nga afër bashkëpunimin ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar se Serbia po përgatitet për çdo skenar të mundshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related