Tabaku: 55% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin, qeveria punon për oligarkët

Data

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka folur për gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare, duke e cilësuar si pasojë direkte të politikave të gabuara të qeverisë socialiste gjatë 12 viteve të fundit.

Në një video në rrjete sociale, Tabaku thekson se 55% e shqiptarëve nuk arrijnë të mbyllin muajin, pasi të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë për shpenzimet bazike të jetesës, shkollës, energjisë, transportit apo ushqimit.

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me potenciale të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht sot 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Kjo ndodh sepse sa herë që qeveria ka pasur mundësi të zgjedhë, ka zgjedhur për pakicën, për 5% që merr gjithë pasuritë, kundrejt 55% që lufton për të përballuar muajin,” –deklaron Tabaku.

Sipas saj, shkaku qëndron në rritjen e taksave, kapjen e tregut dhe politikat klienteliste, që kanë favorizuar një grusht të vogël oligarkësh në kurriz të qytetarëve.

Tabaku thekson se është koha për të ndryshuar sistemin e kapur dhe për t’i kthyer prioritetet tek familjet dhe shtresa e mesme, jo tek koncesionet dhe interesat e ngushta.

“Këto duhet të ndryshojmë këtë sistem të kapur dhe këto zgjedhje të gabuara që e kanë çuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë,” – përfundon ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related