Ekspertja e sigurisë Valbona Elezi: Lufta në Lindjen e Mesme ishte e paralajmëruar, pasojat mund të ndihen edhe në Shqipëri

Data

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se pasojat e konfliktit mund të ndihen edhe në vende të tjera, përfshirë Shqipërinë.

Ekspertja e sigurisë Valbona Elezi thekson se rajoni i Ballkanit nuk duhet parë i ndarë nga pjesa tjetër e Evropës përsa i përket rreziqeve që mund të vijnë nga përshkallëzimi i konfliktit.

Sipas saj, çdo kërcënim i mundshëm duhet të trajtohet në kuadër të sigurisë së përbashkët të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Të gjithë rajonin, edhe Shqipërinë, nuk e shoh ndryshe nga vendet e tjera të Europës, të cilat mund të jenë të kërcënuara, njësoj si vendet e tjera të NATO-s. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme për të parë se si do të vazhdojë situata: nëse tensionet do të ulen apo do të përshkallëzohen”, u shpreh Elezi.

Ajo thekson se zhvillimet aktuale nuk kanë ardhur papritur, pasi paralajmërimet për përshkallëzim të situatës kishin kohë që jepeshin, sidomos në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe strategjinë e Shteteve të Bashkuara ndaj Teheranit.

Sipas saj, ndryshimet në strategjinë e sigurisë globale reflektohen edhe në rritjen e buxheteve të mbrojtjes në vendet e NATO-s.

“Brenda buxheteve të NATO-s kemi një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për mbrojtjen deri në vitin 2034, diçka që ishte e paimagjinueshme disa vite më parë”, theksoi ekspertja.

Elezi paralajmëron se lufta do të ketë pasoja të gjera ekonomike në nivel global, duke ndikuar në tregti, energji, financa dhe transport.

Sipas saj, rritja e çmimeve të energjisë dhe produkteve të tjera mund të ndikojë edhe në ekonomitë europiane, ndërsa zgjidhja afatgjatë e konfliktit duhet të vijë përmes diplomacisë dhe negociatave ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related