Zjarr në ullishtet e Duhanasit në Berat, flakët përhapen drejt zonës me pisha

Data

Një zjarr ka përfshirë këtë të diel ullishtet në fshatin Duhanas të Beratit, duke djegur një pjesë të kodrës me pemë ulliri dhe duke u përhapur me shpejtësi në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur në pjesën fundore të kodrës dhe, të favorizuara nga era, janë përhapur drejt sipërfaqeve të mbjella me ullinj. Zjarri po avancon gjithashtu në drejtim të një zone të gjelbëruar me pisha.

Tymi dhe flakët janë parë edhe nga banorët e zonave përreth në qytetin e Beratit, veçanërisht në lagjen Uznovë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e repartit zjarrfikës dhe efektivët e policisë, të cilët po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për një incident të shkaktuar nga pakujdesia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related