Dhunohet 49-vjeçari në Durrës, i kërkonin shtëpinë ose kthimin e 15 mijë eurove që kishte marrë i ati i ndjerë

Data

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar nga Kavaja, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka dhunuar një 49-vjeçar për një konflikt financiar.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet Sh. Sh., 39 vjeç, dyshohet se bashkë me dy persona ende të paidentifikuar i kanë kërkuar 49-vjeçarit që të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 mijë eurosh.

Dyshohet se kjo shumë ishte marrë më parë nga babai i viktimës nga një prej autorëve, me qëllim blerjen e një banese. Pas vdekjes së tij, borxhi mbeti i pashlyer, duke shkaktuar konfliktin mes palëve.

Sipas njoftimit zyrtar, tre personat kanë ushtruar dhunë ndaj 49-vjeçarit për ta detyruar të pranonte kërkesën e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë. Dyshohet se, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, duke ushtruar dhunë, i kanë kërkuar një 49-vjeçari të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 000 eurosh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet po punojnë për kapjen e 39-vjeçarit dhe identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related