Kryetari i parlamentit iranian tallet me Trump: Pretendimet se e ka mposhtur Iranin janë qesharake

Data

Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke i cilësuar si qesharake pretendimet e tij se Shtetet e Bashkuara kanë mposhtur Iranin.

Në një reagim në rrjetin social X, Ghalibaf ironizoi komentet e Trump, duke thënë se presidenti amerikan ka pretenduar disa herë se Irani është mundur.

“Trump ka pretenduar se na ‘mposhti’ nëntë herë në dy javët e fundit. Qesharake!”, shkroi ai.

Nuk është e qartë se cilave deklarata të sakta i referohej Ghalibaf, por Trump ka pohuar në disa raste se SHBA-të po e fitojnë konfliktin me Iranin.

Një ditë më parë, presidenti amerikan deklaroi në rrjetin Truth Social se SHBA-të e kanë “mposhtur dhe shkatërruar plotësisht Iranin, si ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”.

Në një tjetër postim, ai tha se Irani është “plotësisht i mundur” dhe se kërkon një marrëveshje, por jo një marrëveshje që, sipas tij, Uashingtoni do ta pranonte.

Trump ka bërë gjithashtu të ditur se disa vende janë të gatshme të bashkohen me SHBA-në për të garantuar sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Ai u ka bërë thirrje disa aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Britaninë, Kinën, Korenë e Jugut, Francën dhe Japoninë, që të dërgojnë anije luftarake në rajon për të mbajtur të hapur dhe të sigurt këtë korridor strategjik detar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related