Përplasi me kamion një këmbësor në Porto Romano, arrestohet 43-vjeçari që drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Data

Policia ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar pasi aksidentoi një këmbësor duke drejtuar kamionin në gjendje të dehur.

Sipas autoriteteve, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e portit të Porto Romanos, ku ai duke drejtuar kamionin ka përplasur një këmbësor 43-vjeçar.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related