Durrës/ 22-vjeçarja humb kontrollin e makinës, përfundon në hyrjen e një pallati

Data

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në lagjen 5, tek “Rruga e Dëshmorëve”, në Durrës nga ku mësohet se shkak është bërë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.

Drejtuesja ka humbur kontrollin pas kalimit të rreth-rrotullimit, duke dalë nga rruga. Si pasojë, mjeti ka përplasur një pemë, një automjet dhe një biznes në afërsi, duke përfunduar në hyrjen e një pallati.

22-vjeçarja, është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related