PL akuza qeverisë për bujqësinë: Fermerët të braktisur, bllokimi i fondeve IPARD goditje e rëndë për sektorin

Data

Përfaqësuesja e Partisë së Lirisë, Silvana Bajrami, ka akuzuar qeverinë për dështim serioz në politikat bujqësore, duke theksuar se fermerët shqiptarë po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së mbështetjes dhe bllokimit të fondeve të programit IPARD.

Sipas saj, shumë fermerë janë detyruar të hedhin produktet e tyre në kanale apo në rrugë për shkak të mungesës së tregut dhe mbështetjes institucionale. Ajo theksoi se qumështi po derdhet, ndërsa frutat dhe perimet po kalben, duke zhvlerësuar mundin dhe investimet e fermerëve.

Bajrami u shpreh se këto situata tregojnë qartë dështimin e politikave bujqësore dhe mungesën e një strategjie serioze për zhvillimin e prodhimit vendas.

Sipas saj, situata rëndohet edhe më shumë nga pezullimi i fondeve të IPARD-it për shkak të dyshimeve për abuzime dhe afera korruptive në menaxhimin e tyre.

“Bllokimi i fondeve IPARD është një goditje e dyfishtë për fermerët shqiptarë. Ata humbasin mundësinë për financim dhe modernizim, ndërsa njëkohësisht dëmtohet edhe besimi i partnerëve ndërkombëtarë ndaj institucioneve shqiptare”, theksoi ajo.

Bajrami shtoi se fermerët përballen gjithashtu me rritje të kostove të prodhimit, mungesë subvencionesh të drejtpërdrejta, konkurrencë të padrejtë nga importet dhe mungesë infrastrukture për ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore.

Në përfundim, ajo bëri thirrje për krijimin e mekanizmave të rinj monitorimi për fondet publike dhe europiane, si dhe për miratimin e një pakete emergjente mbështetëse për fermerët dhe politika më të forta për mbrojtjen e prodhimit vendas.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related