Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, organizatori kolumbian në kërkim

Data

Policia shqiptare ka finalizuar operacionin “Storm 9”, duke goditur një rrjet kriminal të përfshirë në trafikimin e grave dhe shfrytëzimin për prostitucion në qytetin e Durrësit. Operacioni u zhvillua pas tre javësh hetime intensive me metoda speciale.

Sipas autoriteteve, organizatori kryesor i dyshuar është një shtetas 28-vjeçar nga Kolumbia, i identifikuar si D. G., i cili është shpallur në kërkim për “Trafikim personash” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.Në kuadër të operacionit janë arrestuar dy shtetase kolumbiane, M. A. dhe Y. C., të dyja 24 vjeçe, që dyshohet se ushtronin prostitucion dhe shpërndanin lëndë narkotike në një apartament me qira në lagjen nr. 18 të Durrësit. Ato përballen me disa akuza penale, përfshirë “Prostitucion”, “Përshtatje e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhim e shitje të narkotikëve”.Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe pronari i apartamentit, V. R., 45 vjeç, për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Moskallëzim krimi”, si dhe tre shtetas të tjerë për përfshirje në prostitucion.Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi drogë të dyshuar si cannabis sativa, para cash, pesë telefona celularë dhe pasaportat e dy të arrestuarave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related