Trump: Pezullohen përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse për të stabilizuar tregun, do të rikthehen pas krizës

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se disa nga sanksionet ndaj naftës ruse janë pezulluar përkohësisht për të garantuar furnizim të mjaftueshëm në tregun global, në një moment kur çmimet e naftës po rriten.

Në një intervistë telefonike për NBC, Trump tha se vendimi është marrë për të stabilizuar tregun energjetik dhe për të shmangur mungesën e furnizimit me naftë.

“Dua që të ketë naftë për botën. Dua që të ketë naftë,” u shpreh ai.

Sipas presidentit amerikan, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë në vitin 2022, pas pushtimit të Ukrainës, do të rikthehen sapo të përfundojë kriza aktuale.

I pyetur për kritikat e disa liderëve ndërkombëtarë ndaj këtij vendimi, Trump nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Jam i befasuar që Zelensky nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje. Zelensky të arrijë një marrëveshje, sepse Putin është i gatshëm ta bëjë këtë,” deklaroi ai.

Trump komentoi gjithashtu raportimet se Rusia mund të ketë ndarë informacione të inteligjencës me Iranin për vendndodhjen e forcave ushtarake amerikane.

“Ndoshta Rusia po ofron informacion, ndoshta jo,” tha ai, duke shtuar se edhe Shtetet e Bashkuara po ndajnë informacione me Ukrainën në përpjekje për të ndihmuar në arritjen e paqes mes dy vendeve

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related