Tritol në makinën e një efektivi policie në Lezhë, policia: Nga shpërthimi vetëm dëme materiale

Data

Policia ka reaguar zyrtarisht pas shpërthimit me lëndë plasëse që ndodhi në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lezhës.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 05:55 dyshohet se një sasi lënde plasëse është vendosur në një automjet të parkuar tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të një 41-vjeçari që shërben si punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e shpërthimit kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur kontrolle në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related