Një foshnjë 2-muajshe ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës pasi ishte transportuar me urgjencë për mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Foshnja kishte mbërritur në QSUT një ditë më parë, më 13 mars, në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, e mitura nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë disa orë pas mbërritjes në spital.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.
Sipas autoriteteve, materialet për rastin janë referuar në Prokurorinë e Korçës, e cila do të kryejë hetimet për të përcaktuar nëse shkak i vdekjes ka qenë kequshqyerja apo ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë pasur që në lindje.
