Kontrabandë mallrash në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me 524 gramë flori të fshehura në makinë

Data

Policia e Tiranës ka goditur një rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar një 26-vjeçar dhe duke shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij.

Operacioni policor i koduar “Diversity” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjatë kontrollit të një automjeti të ndaluar në afërsi të Kamzës, policia gjeti të fshehura në baterinë e makinës 524 gramë flori. Në automjet u sekuestruan gjithashtu veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse dhe sende të tjera.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet E. K., 26 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, me inicialet F. K. dhe M. G.

Sipas hetimeve paraprake, tre shtetasit dyshohet se kanë futur mallrat në territorin e Shqipërisë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për vijimin e hetimeve dhe për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related