Parlamenti Evropian kritikon Serbinë për ngecjen në integrimin në BE dhe kërkon ndjekjen penale të Milan Radoiçiç

Data

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka ngecur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian, i cili shpreh shqetësime serioze për gjendjen e demokracisë dhe sundimin e ligjit në vend.

Dokumenti, i përgatitur nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, thekson se përparimi i Beogradit drejt BE-së ka qenë shumë i kufizuar dhe se disa çështje kyçe mbeten të pazgjidhura.

Në raport thuhet se Serbia duhet të përqendrohet në reforma të rëndësishme, përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, garantimin e pavarësisë së gjyqësorit, lirinë e medias dhe reformën e administratës publike.

Po ashtu, theksohet nevoja për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe për harmonizimin e politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian.

Draft-raporti shpreh gjithashtu shqetësim për situatën politike në Serbi, duke përmendur protestat masive që kanë ndodhur në vend që nga nëntori i vitit 2024.

Sipas Parlamentit Evropian, mënyra më e mirë për të dalë nga kriza politike është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me zbatimin e plotë të rekomandimeve të ODIHR-it dhe garantimin e një procesi zgjedhor transparent.

Në dokument përmendet edhe nevoja që autoritetet serbe të ndërmarrin hapa konkretë për përgjegjësi ligjore, përfshirë ndjekjen penale të Milan Radoiçiç, një figurë e përmendur shpesh në zhvillimet e fundit që lidhen me tensionet në veri të Kosovës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related