GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e masës së pezullimit nga detyra

Data

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra.

Balluku kishte paraqitur më 13 mars 2026 një kërkesë pranë gjykatës për revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

Kjo masë i ndalon asaj ushtrimin e funksioneve të larta shtetërore, përfshirë postet e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Erjon Çela vendosi rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga Balluku.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-ministrja ka të drejtë të ankimojë vendimin brenda pesë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ndërkohë, Belinda Balluku është shkarkuar më herët nga kryeministri Edi Rama nga detyrat e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa ndaj saj vijojnë hetimet nga SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related