Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot në mesditë një konferencë për shtyp.
Dalja publike e kreut të qeverisë është njoftuar për në orën 12:30 dhe vjen një ditë pas seancës plenare në Kuvend, ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku.
Seanca parlamentare dhe vendimi i mazhorancës kanë shkaktuar debate të forta politike dhe reagime nga opozita, shoqëria civile dhe partnerë ndërkombëtarë.
Ndërkohë, një tjetër çështje që pritet të marrë vëmendje gjatë konferencës është situata ndërkombëtare, veçanërisht zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, të cilat kanë filluar të ndikojnë edhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Këto zhvillime kanë sjellë shqetësime edhe në Shqipëri, kryesisht për shkak të mundësisë së rritjes së çmimit të karburantit.
