Tragjedi në Dajt, 43-vjeçari humb jetën në gurore pasi u përplas nga fadroma, arrestohet drejtuesi i mjetit

Data

Një aksident fatal në vendin e punës është shënuar këtë të enjte në zonën e Dajtit, ku një punëtor 43-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një fadromë gjatë procesit të punës në një gurore.

Sipas informacioneve paraprake, viktima me inicialet A. Xh. u godit nga mjeti i punës teksa fadroma po lëvizte mbrapsht brenda ambienteve të subjektit. Si pasojë e përplasjes, ai ndërroi jetë në vend.

Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin e fadromës, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, i cili dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë) shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.”

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në vendin e punës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related