Berisha paralajmëron protestë kombëtare më 22 mars në Tiranë: Opozita do të vazhdojë aksionin në rrugë

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste të re kombëtare më 22 mars në Tiranë, pas tubimit të mbajtur sot para Kuvendit.

Nga shkallët e selisë së Partisë Demokratike, Berisha u bëri thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që të bashkohen në kryeqytet për protestën e radhës, e cila do të zhvillohet në ditën e festës së Nevruzit.

Ai deklaroi se aksioni opozitar në rrugë do të vazhdojë, duke e cilësuar atë si një “kryengritje paqësore” që, sipas tij, do të vijojë deri në arritjen e ndryshimeve politike.

“Më 22 mars e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore deri në fitoren vendimtare”, u shpreh Berisha.

Thirrja për protestë vjen pas zhvillimeve të sotme politike, ku Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të deputetes socialiste Belinda Balluku, çështje që ka shkaktuar përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related