Deputetët e Partisë Socialiste kanë nisur të paraqiten në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë në prag të mbledhjes së grupit parlamentar.
Sipas informacioneve, socialistët kanë filluar të mbërrijnë në Parlament që prej orës 08:14, ndërsa mbledhja e grupit parlamentar pritet të nisë në orën 09:00.
Takimi zhvillohet pak para seancës plenare të parashikuar në orën 10:00, ku Kuvendi do të shqyrtojë dhe do të votojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit të deputetes socialiste Belinda Balluku.
Seanca e sotme zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pasi paralelisht me të opozita ka paralajmëruar një protestë para Kuvendit.
