Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë e kësaj force politike.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet edhe qeveria. Mbledhja e kabinetit qeveritar është parashikuar të zhvillohet në orën 12:00.
Pas përfundimit të saj, ministrat pritet të dalin para mediave për të bërë publike vendimet e marra gjatë mbledhjes.
Nga ana tjetër, deputeti Blendi Klosi, pas mbledhjes së Kryesisë së PS, bëri të ditur se Partia Socialiste do të nisë procesin zgjedhor në të gjitha strukturat vendore të partisë.
Sipas tij, rivlerësimi në anëtarësi do të zhvillohet më 12 qershor, në kuadër të 35-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste.
